Nju Delhi ”përvëlohet” në 47,6 gradë Celsius

Me një rritje të temperaturave deri në 47,6°C, New Delhi po përballet me valën më të nxehtë verore që ka goditur këto ditë Indinë Veriore.

Kryeqyteti indian ka regjistruar sot temperaturën më të lartë që prej 18 vitesh.

Advertisement

Në shtetin fqinj të Rajasthanit, qyteti i i Churu-së ishte në të njëjtën kohë pika më e nxehtë në vendin e Azisë së Jugut, me 50 gradë Celsius.

Për shkak të erërave të thata në veriperëndim mbi rrafshnaltat e Indisë Qendrore, vala e nxehtësisë që ka vërshuar në veri-perëndim të vendit këto ditët e fundit pritet të vazhdojë deri të enjten, sipas shërbimeve meteorologjike indiane.

Muajt e verës, nga maji dhe qershori janë shumë të nxehta dhe të thata në Indi, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Kjo nxehtësi zbehet me ardhjen graduale të musoneve gjatë muajit qershor.

Burimi: ATA