Njerëzit mendojnë se “This Is America” e Childish Gambino është e kopjuar (Video)

Donald Glover është akuzuar për plagjiaturë të këngës së një reperi underground për hitin e tij më të fundit, “This Is America”.

Aludimet e para u shfaqën gjatë fundjavës në Reddit dhe Twitter, në të cilat komentuesit pohuan se singëlli i reperit Jose Harley të 2016-ës, “American Pharoah”, i ngjante dukshëm tekstit dhe konceptit të Gambinos.

Advertisement

“”This Is America” e Gambinos ngjan si “American Pharaoh” nga Jase Harley”.
E çuditshme”, shkruan një përdoruese e Twitter.

Nga ana tjetër, lidhur me gjithë këtë vorbull të shkaktuar në internet, vete reperi Harley ka reagur në Instagram, ku në postimin e tij shkruan se dhe vetë ai kishte këtë mendim sa e dëgjoi këngën e Gambinos, por në vend që të gjithë të fokusohen tek plagjiatura, a i ngjan, a si ngjan, i rëndësishëm është mesazhi që po përcjellin. “Fokusi duhet të jetë të ndryshojmë komunitetin tonë dhe të sjellim barazinë”, shkruan ai.

 Bashkëpunuesi i Gambinos, Fam Rothstein, i ka hedhur poshtë të gjithë komentet dhe aludimet, duke thënë se hiti numër 1 në SHBA, “This Is America”, është shkruar 3 vjet para.

Dëgjoni dy këngët më poshtë, a ju duken të ngjashme?