Një veshje përditshmërie i kushton 9 mijë dollarë

Hilary Duff duket më mirë se kurrë. Me sa duket vendimi i guximshëm për të bërë flokët blu i ka ndikuar edhe në sjelljen e përditshme.Aktorja është shfaqur në New York me një veshje tepër të thjeshtë në dukje, por që nuk do i përshtatej cdo buxheti.
Xhinset e markës JBrand kanë kushtuar 217 dollarë, të cilat ajo i ka kombinuar me një bluzë me topa të firmës A.L.C..
Pallto të cilën po e mban në dorë është e firmës Stella McCartney dhe kushton plot 1,690 dollarë.
Dhe sigurisht këpucët So Kate Christian Louboutins, që në fakt duket se janë të preferuarat e shumë yjeve të Hollywood-it.
Së bashku dhe me aksesorët, kasë telefoni, vëthë perlash Vita Fede, dhe cantë Chanel, e gjithë veshja e 27 vjecares kap shifrën e 9085 dollarë.
Për të thënë më në detaje:
Xhinse JBrand – 218 dollarë
Bluze A.L.C. – 345 dollarë
Pallto Stella McCartney – 1,690 dollarë
Këpucë Christian Louboutin – 675 dollarë
Kasë telefoni Zero Gravity – 32 dollarë
Vëthë Vita Fede – 625 dollarë
Cantë Chanel – 5,500 dollarë

Advertisement