Një version i ri i filmit “She’s All That”

Një prej filmave më të preferuar të viteve ’90 mund të ribëhet nga e para.
Komedia romantike “She’s All That” me sa duket do të xhirohet sërish dhe këtë herë do të jetë regjisore Tonya Lewis Lee. Xhirimet e reja janë marrë përsipër nga Weinstein Company dhe Miramax.
Filmi që kemi parë asokohe tregon historinë e një djali të famshëm në gjimnaz, Zack Siler, i cili vë bast me miqtë e tij se mund të ndryshonte cdo vajzë të shkollës në një mbretëreshë të ballos. Miqtë e Zack-ut zgjedhin artisten Laney Boggs… por Siler në fakt bie në dashuri me vajzën.
Kasti i parë i aktorëve ka qenë i mirënjohur dhe i përzgjedhur: Freddie Prinze Jr., Rachael Leigh Cook, Matthew Lillard, Usher, Anna Paquin, Lil’ Kim si edhe i ndjeri Paul Walker.
Por Freddie, i cili në film ka luajtur rolin e Zack, është kundërpërgjigjur në Twitter si dhe ka kritikuar xhirimet e reja.
Aktori i është përgjigjur një fansi i cili nuk ishte shumë i entuziazmuar për lajmin.
“Hollywood-i me sa duket nuk paska më ide. Cfarë kemi të re këtu?”, ka shkruar fansi.
“E vështirë për shkrimtarët me skenare origjinale”, i është përgjigjur aktori.

Advertisement