Angelina Jolie ka marrë një vendim të guximshëm.Aktorja ka hequr vezoret dhe gypin fallopian si një masë parandaluese ndaj sëmundjes.
Në një artikull të publikuar tek The New York Times me titullin “Ditari i Operacioneve”, aktorja ka sqaruar se i është dashur të kryejë këtë operacion pasi ajo kishte 50% mundësi të zhvillimit të tumorit në vezore.
Jolie, e cila për shkak të kësaj sëmundjeje ka humbur mamanë, gjyshen dhe tezen, është njoftuar nga mjeku i saj pasi dy javë më parë ka kryer një analizë gjaku.
Aa\nalizat kanë treguar shenjat e para të zhvillimit të tumorit.
“Kalova atë që mendoj se e kanë kaluar edhe qindra gra të tjera”, ka shkruar ajo. “I thashë vetes se duhet të qetësohesha, të isha e fortë, dhe se nuk kisha arsye të mendoja se nuk do të jetoja për të parë fëmijët e mi të rriten.”
“Asgjë nuk ishte shqetësuese. Ndihesha e lehtësuar që sëmundja ishte në hapat e parë. Nëse më kishte pushtuar një pjesë tjetër të trupit, do ta merrja vesh brenda pesë ditësh. Ato ditë u përpoqa të merresha me gjëra që do të më ndihmonin të qëndroja e qetë.”
Jolie tregon se u lehtësua kur mori vesh që analizat dolën negative.
Pasi ka marë parasysh të gjitha mundësitë, ajo vendosi të vijonte me operacionin.
“Javën e shkuar kam kryer të gjithë procedurën”, shkruan Jolie.
“Në njërën vezore kisha tumor beninj, por asnjë shenjë e indeve të kancerit.”
“Nuk është e lehtë të marrësh vendime të tilla”, ka thënë Jolie “por mund të marrësh kontrollin. Mund të kërkosh këshilla. Të shohësh mundësitë dhe të vendosësh cfarë është më e mira për ty. Dija është fuqi.” përfundon aktorja.