Një tjetër me çrregullim bipolar

Tuesday, December 16, 2025

Flasim për Demi Lovato, për një nga yjet e Disney-t.  Gjatë një interviste pë amerikanen PEOPLE artistja ka thënë: “Unë kurrë nuk e kuptova deri sa nisa terapinë. Kur kthej kokën pas arrij t’i jap shpjegim shumë situatave të pakuptimta. Ka pasur disa momente kur unë isha pothuajse si e çmendur, mund të shkruaja shtatë këngë në një natë apo të qëndroja deri në 05:30 të mëngjesit pa e ndjerë lodhje”. Tani, pas trajtimit, Demi ka marrë kontrollin e jetës së saj duke bërë zgjedhje më tepër të shëndetshme. “Ndjej që jam nën kontroll pas gjithë asaj kohe ku në jetën time kam qenë e pakontrollueshme”,- ka thënë këngëtarja. Tashmë Demi Lovato mund të përqendrohet më shumë në karrierën e saj si këngëtare pasi ka vendosur të lërë “ Sonny With a Chance”, show-n e Walt Disney ku ishte protagoniste.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -