Një tjetër divorc në Hollywood

Çifti u njoh në sheshxhirimin e filmit SCREAM në vitin 1995 dhe u martuan në vitin 1999 në San Francisco.  Dy aktorët do vazhdojnë të jenë miq dhe bashkëpunëtorë e nga sa rrëfejnë ndarja do të jetë miqësore, aq sa nuk kanë marrë ende avokatët. “Arsyeja e kësaj ndarjeje është dëshira për të kuptuar më mirë veten dhe cilësitë për të cilat kemi nevojë tek një partner për martesat e ardhshme. Mbetemi miq të mirë dhe prindër të përgjegjshëm për vajzën tonë që e duam shumë. Kemi përcaktuar disa kufij që do t’i respektojmë gjatë procesit të divorcit, ndaj shpresojmë që miqtë, familja, fansat tanë e po ashtu mediat të tregojën respekt, dinjitet, mirëkuptim dhe dashuri”, – është shkruar në deklaratën e bërë publike nga çifti.

Advertisement