Në mënyrë që ata të kujtojnë dyqanin e preferuar të firmës në Tokyo, Beverly Hills, New York, Londër dhe Milano janë dizenjuar disa t-shirte që do të shërbejnë si suvenire. Ato janë një mix grafikash e projekteve të dyqaneve, dyshemeve e qepenave të tyre. T- shirtet do të fillojnë të shiten këtë muaj në masat unisex nga XXS në XXL për vetëm 215 $. Një suvenir ca i kripur apo jo? Unë them që nëse blini në këto dyqane, të bëni një foto jashtë dyqanit e ta stamponi në një t-shirt të thjeshtë e ja ku u bë!