Një shtëpi VETËM 18 milion $

Friday, January 16, 2026

Këngëtarja/aktorja që së fundmi është ndarë nga bashkëshorti i shtatë viteve Marc Anthony, ka bërë të sajën këtë pronë të mrekullueshme në zonën Water Mill të Hamptons (New York). Shtëpia ka 7 dhoma gjumi, 9 banjo e gjysëm dhe një pamje fantastike nga oqeani. Jennifer mund fare mira t’a përballojë koston prej 18 milion $ të shtëpisë, pasi ka rinovuar marrëveshjen 20 milion $ për të qenë pjesë e American Idol edhe për sezonin e ardhshëm. 41 vjeçarja po ecën përpara me jetën e saj pas divorcit edhe pse e ka cilësuar atë si vendimin më të vështirë të jetës së saj. “Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë dhe kjo është e trishtueshme, por unë mbetem një optimiste e përjetshme përsa i përket dashurisë. Besoj në dashuri. Vazhdon të mbetet ëndrra ime më e madhe”,- ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -