Një remiks për #Beautiful

Pas polemikave të moskëndimit live të as edhe një note gjatë performancës në BET AWARDS 2013, ikona e muzikës Mariah Carey është e vendosur të promovojë akoma singëllin “#Beautiful”, në bashkëpunim me Miguel. Ajo ka publikuar remiksin e këngës në gjuhën spanjolle “#Hermosa”.

 Versioni shoqërohet edhe nga një videoklip i cili është xhiruar muajin e shkuar në Capri të Italisë. Kjo është një përpjekje tjetër për të promovuar albumin e ardhshëm të këngëtares me titullin “The Art of Letting Go”, i parashikuar të publikohet gjatë këtij viti. Shijoni videon dhe vendosni vetë se cila ju pëlqen më shumë e para apo kjo?

[youtube=http://youtu.be/rcL5Hy5rmqk&showinfo=0&rel=0]

Advertisement