Një propozim për Lewis Hamilton

E pyetur për projektet, Nicole Scherzinger ka thënë qartësisht se do i pëlqente të martohej shumë shpejt. “Korriku do të ishte perfekt, por më parë duhet të më bëhet propozimi”,- ka thënë ajo, duke i çuar kështu një mesazh të dashurit Hamilton. Për Nicole, martesa do t’i vinte vulën një dashurie perfekte siç është ajo e tyrja. “Do të ishte një kurorëzim i vërtetë i dashurisë sonë. Në këngët e albumit tim shpegohet mjaft mirë se ç’nënkupton ky bashkim për mua dhe se çfare do të thotë martesë”,- ka thënë Nicole. Të shohim tani nëse do t’i vijë propozimi e nëse kjo dasëm siç këngëtarja e dëshiron do të bëhet në muajin korrik.