Një orkide me emrin Frida

Frida Giannini, Drejtoresha Kreative e shtëpisë së famshme të modës do të zgjerojë linjën e veshjeve më një për fëmijë duke filluar që prej muajit qershor. Veshjet për fëmijë fillimisht do të fillojnë të shiten në Itali, për t’u shpërndarë më pas edhe në 40 dyqane në mbarë botën. Para pak kohësh Frida ndodhej në Singapor, ku edhe u nderua në një mënyrë shumë të veçantë. Një orkideje ju vu emri Paravanda Frida. “Është shumë prekëse dhe më pëlqeu shumë ideja e një orkideje që do të jetë aty për disa qindra vite. Nuk kam përjetuar dhe marrë kurrë një nderim të tillë”,‐ ka thënë Drejtoresha e Shtëpisë Gucci. Ka qenë pikërisht Orkideja frymëzimi për koleksionin e limituar të çantave Boston, Paravanda Frida (shiko në foto), të cilin Frida e krijoi ekskluzivisht për Singaporin, të ardhurat nga shitja e të cilave do të shkonin për bamirësi në favor të MAINLY I LOVE KIDS.

Advertisement