Pektoralë të mirëformuar, djersë e pas ndeshjes dhe pakëz simpati prej Francesco Totti. Më të bukurit e sportit nuk e kanë pasur aspak të vështirë të spostojnë fytyrat e zakonshme të botës së spektakltit Italian, duke u shpallur kështu më të dëshiruarit nga femrat italiane. Këtë përfundim e ka nxjerrë një sondazh i zhvilluar nga faqja e internetit incontri-extraconiugali.com ku kapiteni i skuadrës së Romës dhe Ronaldo janë protagonistët absolutë të ëndrrave të ndaluara. Ideja e të kaluarit një natë pasioni me yllin e filmit të preferuar apo të yllit të momentit, ngacmon më shumë femrat se meshkujt. Italianët po preferojnë gjithnjë e më tepër emra të njohur të sportit se sa aktorët apo idhujt e tyre në muzikë. Të paktën ky ka qenë përfundimi i sitit ekspert në fushën e njohjeve jashtëmartesore.
Sipas incontri-extraconiugali.com 77% e të intervistuarave deklarojnë se po t’u jepej mundësia do t’a tradhëtonin partnerin me të preferuarin e tyre. Ilary Blasi është lajmëruar, pasi i pari në klasifikim është pikërisht bashkëshorti i saj me 33% të preferencave. E ndjek me goxha diferencë (26%) Cristiano Ronaldo që i bën për vete femrat me fizikun e tij prej statuje ndërkohë që 19 % e të intervistuarave kanë rrëfyer se do të donin të kalonin një natë të egër me Raoul Bova. 13 % nuk mund t’i rezistojnë sex-appeal-it të matur të George Clooney dhe 9 % e tyre deklaron se do të donin të ishin rivale të Angelian Jolie përkrah Brad Pitt-it.
E nëse femrat preferojnë sportistët, po meshkujt italianë çfarë preferojnë? Meshkujt duket se janë të ndjeshëm ndaj bukurisë së aktoreve dhe vajzave të spektakleve. 34% preferojnë të kalojnë një natë pasioni me Monica Bellucci, 27 % me latino-amerikanen Belen Rodriguez dhe në vendin e tretë të femrave më të dëshiruara nga italianët gjendet tenistja sensuale ruse Maria Sharapova me 21 % . Ndërkohë 21 % e të intervistuarve do t’a tradhëtonin më shumë kënaqësi partneren e tyre me Federica Nargi velina brune e programit STRISCIA LA NOTIZIA.
Sex simbole që nuk perëndojnë kurrë e fytyra të reja, fiziqe të palestruar për të ëndërruar natën në një takim romantik kokë më kokë. Velinave dhe sportistëve askush nuk mund t’u rezistojë. Po ju më kë do t’a tradhëtonit partnerin/en tuaj?