Një klasik që nuk vdes kurrë

Nuk ka burrë elegant në botë që respektohet pa këpucët Oxford në garderobën e tij. Janë këpucët angleze të punuara me dorë e lëkura nga më prestigjiozet në botë, të mbyllura e me lidhëse. Markat e njohura si Church’s dhe Crockett & Jones sjellin versione të ndryshme të të njëjtit model, modelin normal lisho, semi – brogue me pak ornamente dhe modelin full – brogue qe ka shumë punë artizanale me ornamente në pjesën e përparme të këpucës. Suksesi i këtij modeli ka bërë për vete dhe stilistë të ndryshëm këpucësh femërore që gjithmonë e më shumë aplikojnë modelin Oxford dhe padyshim është një ikonë e Brit Chic që nuk të detyron t’i veshësh këto këpucë vetëm me kostume, por edhe me veshje më informale pa hequr dore nga lluksi e eleganca.

Advertisement