Një juri yjesh

Thursday, January 15, 2026

Ky aktivitet i rëndësishëm i kinematografisë do të mbahet nga data 11 deri më 22 maj, nën drejtimin e të madhit Robert De Niro. Anëtarë të tjerë të jurisë do të jenë: aktorja dhe producentja argjentinase Martina Gusman, producenti kinez Nansun Shi, kritikja e shkrimtarja norvegjeze Linn Ullmann si dhe regjizori e producenti nga Hong Kong-u Johnny To. Kjo nuk është e vetmja juri në Festivalin e Filmit në Kanë. Regjizori serb Emir Kusturica do të kryesojë seksionin e një jurie të veçantë. Juria për Palmën e Artë për filmat me metrazh të shkurtër do të jetë e kryesuar nga regjizori francez Michel Godry. Përveç kësaj, juria kritike e javës së parë do të kryesohet nga një tjetër kineast korean, Lee Chang-Dong.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -