Skandali që përfshiu kompaninë e prodhimit të makinave Volkswagen do të shndërrohet në një film, me Leonardo DiCaprion.
Shtëpia kinematografike “Paramount” bleu të drejtat e librit që do të shkruhet nga Jack Ewing, korrespondenti i Ekonomise në Europë për New York Times. Libri, i cili është ende pa titull, do të hedhë dritë mbi skandalin.
Di Caprio, një ambientalist i njohur do të jetë bashkëprodhuesi i filmit.
Kompania e prodhimit të makinave “Volkswagen” e përfshirë nga skandali i fundit i emetimit, do të shkurtojë me 1 miliardë euro investimet në departamentin e automjeteve të mëdha dhe do të përshpejtojnë uljet e programuara, për të mbuluar akuzat ligjore pas skandalit të emetimit tek makinat me naftë.
Volkswagen do të ndryshojë strategji sa u takon motorave diesel, duke përshtatur sa më shpejt të jetë e mundur atë që njihet si teknologjia e reduktimit selektiv katalitik të makinave me naftë në Europë dhe Amerikën e Veriut.
Sipas parashikimeve, Volkswagen do të pësojë humbje të mëdha gjatë këtij viti, si pasojë e skandalit. Zew, matësi i besimit të ndërmarrjeve gjermane, tregon rënie ne 1.9 pikë nga 12.1 pikë në muajin shtator, një rënie shumë më e madhe nga ajo, prej gjashtë pikësh, e parashikuar nga analistët.