Chris Brown-it i ka ndodhur dicka e cuditshme.
Kur është kthyer në shtëpinë e tij në L.A., ka gjetur në krevatin e tij një femër lakuriq.
Sipas TMZ, kur këngëtari dhe truprojat e tij janë kthyer në shtëpi kanë gjetur rrobat e gruas, enë të palara si dhe shkrimin me spray, “I Love You”, në banakun e kuzhinës.
Brown më pas është futur në dhomën e gjumit ku ka parë 21 vjecaren e zhveshur në krevatin e tij.
Sipas policisë gruaja ka qëndruar disa ditë në shtëpinë e tij, ndërkohë që Brown ka qenë jashtë qytetit.
Burime të tjera bëjnë të ditur se me spray është shkruar edhe “Mrs. Brown” në makinën e tij Rolls-Royce.

Advertisement