Mamaja e re me shumë krenari e konfirmoi lajmin ditën e mërkurë (14 Mars 2012), ku zbuloi se e ka quajtur vogëlushin Jackson. “Charlize Theron ka adoptuar një fëmijë. Ajo është një nënë krenare e një vogëlushi të shëndetshëm i cili quhet Jackson”,- ka konfirmuar zëdhënësi i aktores për revistën amerikane US Weekly. “Ajo gjithnjë ka dashur të bëhej nënë. Është shumë e kënaqur që ja doli mbanë dhe është shumë e lumtur që është bërë nënë”,- ka thënë një burim për revistën. Kujtojmë se aktorja Afrikano-Jugore është singëll pasi u nda me partnerin e nëntë viteve Stuart Townsend në Janar të 2010-ës.