Burri ka pasur dhembje të tmerrshme që në adoleshencë dhe u shurdhua pjesërisht. Paçka vizitave mjekësore, arsyeja nuk u gjet kurrë. Vetëm pas një vizite të fundit, u arrit të zbulohej prezenca e një dhëmbi. Për vite me radhe Hirst është përballur me dhembje të padurueshme, aq sa e bënin të përplaste kokën pas murit. E megjithatë vendosi të bënte një tentative të fundit duke lënë një takim në spitalin Royal Hallamshire të Sheffield-it. Këtë herë mjekët ishin të vendosur t’i shkonin misterit deri në fund, ndaj nëpërmjet një sonde arritën të zbulonin dhëmbin të cilin e hoqën me disa pinceta. Mbetet mister se si ka përfunduar dhëmbi aty, megjithatë versioni më i pranueshëm është t’i ketë hyrë kur ka qenë fëmijë. Fatmirësisht tani që është hequr dhëmbi Z. Hirst nuk ka më dhembje.
Një dhëmb në vesh?
Thursday, January 15, 2026
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


