Një birrë, duhet!

Por fillimisht, një rekomandim: kufizoni pijet e tjera alokoolike.

*Birra ul kolesterolin. Nga një studim shkencor i kryer nga Universiteti i Western Ontario (Kanada) është zbuluar se disa birra mund të prodhojnë efekt të njëjtë si vera e kuqe duke ulur nivelin e kolesterolit. Hulumtuesit sugjerojnë se është e gjitha meritë e përmbajtjes së elbit, ose më saktë përmbajtjesë së polyphenoleve, kimikate të përdorura gjerësisht në ushqimet me origjinë bimore dhe i njohur si antioksidantë i fuqishëm. Në të vërtetë, disa birra përmbajnë 4 ose 5 herë më shumë antioksidantë se vera.

Advertisement

*Birra ndihmon në rikuperim pas një aktiviteti sportiv. Në sajë të përbërësve të saj, përdorimi i birrës, mund të jetë një mënyrë e mirë për të marë mineralet e humbura nga djersitja: ajo përmban kalium, karbohidrate, vitamina B dhe ujë.

*Birra lufton stresin. Studiuesit e Northwestern University në Chicago (SH.B.A.), kanë gjetur se sasi të moderuara të alkoolit (të tilla si birrë) kanë një efekt qetësues dhe ndihmojnë të pushojë trupi dhe mendja, sidomos pas një dite të vështirë në punë.