Aktorja që rrezatonte në tapetin e kuq të BAFTA awards, ka shkruar në facebook-un e saj zyrtar dje në mëngjes lajmin e mrekullueshëm. “Mendova të kaloja dhe të ndaja me ju një lajm të bukur. Honor (vajza e çiftit) do të jetë një motër e madhe. Unë dhe Cash jemi shumë të lumtur dhe donim që t’a ndanim lajmin me ju, përpara se t’a dëgjonit nga diku tjetër. E kam vlerësuar shumë mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë shtatzanisë së parë e do t’a vlerësoja edhe në këtë shtatzani të dytë”,- ka thënë Jessica Alba. Aktorja bukuroshe i shtohet kështu listës së celebriteteve Natilie Portman, Victoria Beckham dhe Kate Hudson që janë shtatzënë.
Një bebe për të ëmblën Alba
Monday, December 15, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


