Një bashkëpunim fantastik

Manolo Blahnik ka bashkëpunuar me TOUS për të nxjere në treg një koleksion bizhuterish, të cilat do të kenë këpucën Campari si zbukurim. Ideja për bashkëpunimin lindi pasi Blahnik u takua me argjendaren Rosa Tous në Spanjë, e cila i propozoi që të krijonte diçka për të. Manolo sugjeroi që karakteristikë e koleksionit të ishte këpuca e tij e famshme Campari, e cila do të varet në një zinxhir të artë me një buton diamanti. “E dashuroj TOUS sepse ndihem sikur kam shumë të përbashkëta. Kemi biznese familjare, kemi rrënjë spanjolle dhe të dyja palëve n’a pëlqen të surprizojmë dhe sjellim risi”,- ka thënë Manolo. Është parashikuar që koleksioni i Manolo Blahnik për TOUS të dalë në treg në Mars, fillimisht në 300 dyqanet e Tous në mbarë botën e më vonë nëpër dyqanet e Manolo-s. Ende nuk është zbuluar ndonjë detaj mbi çmimet e koleksionit, por marrim me mend se nuk do të jenë dhe aq lirë.

Advertisement