Kohë më përpara frut i freskët ishte luks dhe mund të konsumohej vetëm nga shtresa e pasur. Kjo ndodhte për shkak të distancave gjeografike dhe kohës që duhej që një frut të mbërrinte në destinacion. Ndërsa në ditët e sotme, pas përparimit të teknologjisë, në të gjithë botën mund të rriten dhe qarkullojnë lloje nga më të ndryshmet. Megjithatë edhe pse ekziston një gamë shumë e gjerë të llojeve, ka edhe disa fruta që kushtojnë sa rroga vjetore e një shqiptari. “Money INC” ka renditur 5 llojet më të shtrenjta të frutave që janë edhe shumë të rralla.
Shalqiri Densuke
Ndoshta ju duket çudi por ky shalqi është një nga më të shtrenjtit në botë. Ai shitet për 6000 dollarë dhe gjithsej ekzistojnë vetëm 10 mijë të tillë. Ai rritet vetëm në Japoni dhe rrënjët janë të trashëguara brez pas brezi.
Ananasi i kopshteve të humbur të Heligan
Heligan është një kopsht botanik që ndodhet në Angli dhe është i vetmi vend ku ky lloj ananasi mund të rritet. Çmimi për një kokërr shkon 15 mijë dollarë dhe është fruti më i shtrenjtë në botë.
Rrushi romak
Pavarësisht emrit të tij ky lloj rrushi rritet në Japoni. Çdo kokërr e tij ka madhësinë e një topi ‘ping-pong-u’. Rrushi romak dallon për ngjyrën e veçantë dhe shitet për 4 mijë dollarë.
Shalqi katror
Ky lloj shalqiu rritet në Japoni dhe formën ja japin vetë banorët. Ata i mbajnë në kuti dhe gjatë rritjes ato nuk rrumbullakosen po bëhen katrorë. Për një kilogram duhet të paguani 800 dollarë.
Mbreti pjepër
Mbreti pjepër është një frut i rrallë që rritet në qytetin e Yubari në Hokkaido. Ai ka një shije që as ata që e kanë provuar nuk e përshkruajnë dot. Zakonisht përdoret si dhuratë për të sapomartuarit pasi është simbol i përjetësisë. Mbreti pjepër blihet për 10 mijë dollarë.
/RevistaWho/