Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e ligjit të pronave.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Presidencës, ku sqarohet se kreu i shtetit e konsideron ligjin në fjalë si të papajtueshëm me Kushtetutën.
“Presidenti Nishani ka kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, thuhet në njoftimin e publikuar online.
Më herët, Nishani ia ktheu ligjin në fjalë për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë, me të njëjtat argumente.