Nis viti i ri shkollor

500 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisën sot vitin e ri shkollor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit mbi 58 mijë janë fëmijë që lënë kopshtet dhe hyjnë në arsimin parashkollor.

Advertisement

Edhe pse këtë vit janë shtuar 18 shkolla të reja në mbarë vendin, disa shkolla të kryeqytetit do të zhvillojnë sërish mësimin me dy turne, për shkak të fluksit të lartë të nxënësve.

Ministria e Arsimit deklaron se gjatë këtij viti janë rikonstruktuar 44 shkolla dhe janë ndërtuar 44 terrene sportive.

Këtë vit Ministria do të garantojë transportin për 32 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues që kanë shtëpinë larg shkollave.

Në kuadër të reformës së re kurrikulare, për herë të parë këtë vit shkollor 76 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të klasës së parë dhe të gjashtë.