Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, monitoroi sot zhvillimin e testimit të mësuesve pranë shkollës “Gjergj Kastrioti” ne në Durrës, nga ku vuri në dukje se asnjë mësues nuk do të largohet nga puna për shkak të këtij testimi.
Nikolla në një prononcim për mediat u shpreh se “nga ky testim nuk do te preken mësuesit. Nuk do të ketë largime nga puna. Ky testim u sherben 14 mije mesuesve, u shërben kualifikimit të tyre. Mësuesit që nuk do të mund të kalojnë testimin e sotem, do të mund të marrin kualifikimin e duhur”.
Testimi u zhvillua në 13 qarqe te vendit.