Nicole sërish shtatzënë?

Personazhi në fjalë u shfaq së fundmi me veshje sportive, poshtë të cilave dukej një bark pak i fryrë. Në formë prove janë marrë disa foto të shkrepura, ku Nicole e veshur me një t- shirt të gjerë është së bashku me vajzën e saj tre vjeçare Harlow dhe djalin e saj 18 muajsh Sparrow duke shëtitur në park. Kaq ka mjaftuar për të hedhur dyshimet e para se ajo dhe bashkëshorti Joel Madden janë në pritje të një tjetër fëmije. Në një deklaratë për amerikanen Us, Richie hodhi poshtë zërat që flasin për një  shtatzëni të saj. Megjithatë pamja dhe veshjet që po përdor së fundmi janë paksa dyshuese. Le të presim për të vërtetuar nëse "gojët e liga" në Hollywood kanë të drejtë kësaj here…

Advertisement