Nicki “nudo”

Nicki Minaj shpesh duket si personazhet e animuar të filmave vizatimorë, me paruke me ngjyra të ndezura, buzëkuq të fortë e veshje ngjyra-ngjyra, por ka ajo ka shfaqur anën e saj pak të njohur në disa poza për revistën ”Elle” duke treguar se mund të jetë edhe normale. Këngëtarja duket shumë mirë me pak tualet dhe me veshje normale, por ajo u shpreh: “Kur pashë veten në pasqyrë pa buzëkuqin tim rozë të fortë, u shokova. Ngjyrat e forta janë pjesë e imja. Kur po pozoja pa tualetin tim të zakonshëm, m’u duk vetja nudo. Ishte një eksperiencë e frikshme”. Nicki theksoi në intervistë se objektivi kryesor në fillim të karrierës së saj, ishte t’i blinte një shtëpi nënës, por tani ka një tjetër akoma më të madh: “Gjëja e vetme që doja në fillimet e mia ishte një shtëpi për mamanë, ndërsa tani dua të vë pasuri në mënyrë që edhe nipërit e mbesat të kenë para për universitet. Dua t’i jap gjithçka për të cilën ka nevojë familjes sime. Ky është qëllimi im tani”,- ka deklaruar 30 vjeçarja. Nuk e dimë se si ju duket juve, por Nicki në këtë version “nudo” siç e quan ajo n’a duket një yll me bisht! Nuk besoni? Shihini me sytë tuaj fotot…

Advertisement