E zhgënjyer sepse videoja e saj “Anaconda” nuk u nominua për MTV “Video of the Year”, Nicki Minaj zgjodhi ta shprehte zemëratën e saj në Twitter. Duke iu drejtuar MTV, reperja 32-vjeçare shkruajti: “Nëse videoja jote promovon femra tepër elegante, nominohesh për videon e vitit”.
Ky postim i Minaj nuk kaloi pa u vënë re nga Taylor Swift, e cila është e nominuar në këtë kategori të MTV, me klipin “Bad Blood”, ku 25-vjeçarja shfaqet krah mikeshave të saj modele.
Siç shkruan Dailymail, Swift nuk humbi kohë dhe i ktheu përgjigje Minaj duke shprehur hapur zhgënjimin e saj për këtë “sulm” të reperes, ndërsa tha se, “mbase ishte një mashkull që i kishte zënë vendin në këtë kategori”.
Reperja amerikane reagoi menjëherë dhe mohoi se postimi i saj për femrat elegante kishte të bënte më Swift megjithatë, në kategorinë e videos më të mirë të vitit (Video of the Year) të MTV, përveç Taylor Swift janë të nominuar: Ed Sheeran, Kendrick Lamar, Bruno Mars dhe Beyonce.