Nicki Minaj performon për diktatorin e Angolës

Nicki Minaj ka dhënë një koncert për diktatorin e Angolës ditën e shtunë, edhe pse aktivistët e të drejtave të njeriut i bënë thirrje këngëtares që ta anulonte shfaqjen në vendin e varfër afrikan.

Reperja kishte zgjedhur një kostum transparent për spektaklin e saj.

Advertisement

33-vjeçarja performoi në Luanda për festën e Krishtlindjes, e organizuar nga Unitel, një firmë që pjesërisht është e zotëruar nga presidenti Jose Eduardo dos Santos, i cili akuzohet për korrupsion.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1/3 e popullsisë prej 24 milionë banorësh të këtij vendi jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.