Nicki Minaj e quan veten beqare

Nicki Minaj ka qenë e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show” ku është pyetur lidhur me unazën e fejesës që është parë së fundmi.
Minaj është përpjekur ta kalojë situatën me të qeshur.
“Pikë së pari, nuk është unazë fejese. Djali që më ka qef më ka dhuruar dy unaza”, ka thënë ajo.
“Megjithatë nuk janë unaza fejese. Ai më tha se kam marrë unazën e dytë dhuratë dhe se nëse do të marr një unazë të tretë, ajo do të jetë e fejesës.”
“Shpesh herë unë mohoja edhe që isha në një lidhje. Thoja jam beqare, edhe pse në fakt isha në një marrëdhënie prej 12 vitesh… dhe tani më duket po njësoj. Sikur duhet të them “Jam beqare””, ka thënë Minaj.

Advertisement