Nick Jonas dhe Kendall Jenner janë lidhur

Kendall Jenner ka nisur një histori të re dashurie falë shoqes së saj.
19-vjecarja dhe këngëtari Nick Jonas kanë nisur të shoqërohen së bashku, falë ndërhyrjes së modeles Gigi Hadid.
Modelja dhe i dashuri i saj, Joe Jonas, kanë prezantuar me njëri tjetrin ciftin më të ri, por pas kësaj ka një arsye, sepse sipas burimeve Hadid dëshiron që ta ketë mikeshën e saj gjithnjë me vete.
“Gigi dëshiron të jetë gjithnjë në shoqërinë e Kendall. Ajo mendon se do të jetë dicka argëtuese. Në përfundim të gjithë do të dalin së bashku në grup”, ka sqaruar një burim i afërt i tyre.
I gjithë plani ka funksionuar më së miri pasi duket se Jenner dhe Jonas tashmë kanë nisur një histori së bashku.

Advertisement