Nick Carter do të bëhet baba

Nick Carter ka zbuluar gjatë spektaklit “Dancing With the Stars” se do të bëhet baba.
Pasi ka kërcyer këngën “Can’t Help Falling in Love”, me të cilën ka fituar pikë maksimale, ai ka hapur një kuti nga e cila kanë dalë tullumbace ngjyrë blu.
Më pas Carter dhe bashkëshortja e tij, Lauren Kitt, kanë lëshuar një deklaratë për E! News:
“Unë dhe bashkëshortja ime jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se do të bëhemi me fëmijë. ëndrra jonë ka qenë të krijonim familje së bashku dhe tani mezi presim ardhjen e fëmijës tonë.”

Advertisement