Nga televizioni në politikë, Floriana Garo tregon çfarë e shtyu të bëhej pjesë e PD-së

Friday, December 5, 2025

Pas një shkëputjeje të gjatë nga televizioni, Floriana Garon do të keni mundësi ta shihni sërish në ekran. Kësaj here jo me ndonjë emision të ri, por si zëdhënësen e re të Partisë Demokratike. Ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” është fytyra e re PD-së, madje pak ditë më parë ajo do të shprehej krenare për këtë sfidë të re në jetën e saj profesionale. Por, si erdhi ftesa dhe çfarë e shtyu të bëhej pjesë e PD-së? Floriana është rrëfyer sot për “Kjo javë” në “News 24” përballë gazetares Nisida Knezi.

Pjesë nga Intervista:

Si erdhi ftesa?

-Ishte një mendim i menduar prej disa kohësh, jo shumë, gjithmonë me bashkëshortin e kemi biseduar mundësinë e rikthimit në Shqipëri. Ai ka jetuar 28 vite në Zvicër, por është shqiptar dhe patriotizmin e ka pasur brenda.

Kush ua bëri ftesën?

-Ma bëri Lulzim Basha, por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar.

Duke i parë gjërat nga jashtë çfarë ka qenë zhgënjyese nga qeveria?

-Është marrë shumë me imazhin, me rregullimin e shesheve, disa rruga të vogla, e megjithatë borxhi është rritur dhe nuk janë bërë investime për të rregulluar jetën e shqiptarëve. Vjet është përfunduar një plazh i mrekullueshëm në Gjenevë, është bërë një plazh nga e para, muze, rruga nga e para, krejt falas për qytetarët dhe i gjithë ky projekt ka kushtuar 65 milionë franga. Kështu që i gjithë ky investim për kaq para. Këtu në Shqipëri bëhet 25 mln euro një kilometër rrugë. Njerëzit paguajnë për këtë gjë dhe kjo më ka bërë vërtetë të mendoj: kjo nuk është në rregull.

SourceLiving
RELATED ARTICLES
- Advertisment -