Nga sot nisin fluturimet me Britaninë: Rregullat që duhet të ndiqen nga testi i Covid tek formulari

Nga dita e sotme rifillojnë fluturimet e para me Britaninë e Madhe, si dhe kthimet në Aeroportin e Rinasit. TIA ka publikuar njoftimin zyrtar ku jep edhe një udhëzim për të gjithë ata që do të udhëtojnë, për shkak një të sërë rregullash që duhen zbatuar.

Së bashku me biletën, kërkohet të keni me vete vërtetimin e testit të Covid të kryer në 72 orët e fundit, vërtetimi që është kryer pagesa e testit Covid, dhe të shkoni në aeroport 3 orë para udhëtimit, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumenteve që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore. Për të gjithë ata që vijnë nga Britania në Shqipëri, nuk do të kërkohet karantinë, edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri. Ndërkaq duhet plotësuar një formular.

Advertisement

Njoftimi i plotë si më poshtë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

3. Vërtetimi qe keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PLF që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.

https://www.gov.uk/…/providers-of-day-2-and-day-8…

4. PLF (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.

https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Urojmë ta gjeni të dobishëm informacionin.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

Nga sot nisin fluturimet me Britaninë: Rregullat që duhet të