Nga sot, data 4 janar, sipas rregullit të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, punonjësit e administratës publike, ata të supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit, me të dyja dozat e vaksinës ndaj Covid.
Ky rekomandim i Komitetit është nënshkruar edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vendimi u mor si pasojë e shtimit të rasteve me Covid dhe prezencës së variantit të ri Omicron në vend.
Megjithëse, sipas Komitetit të Ekspertëve dhe mostrave të dërguara në laboratorin në Gjermani, në Shqipëri mbizotërojnë rastet me variantin Delta.