Nga multi-milionere në të pastrehë: Modelja e njohur në situatë kritike!

Nastasia Urbano ka qenë modele në kopertinën e revistës Vogue si dhe imazh i parfumit Opium të Yves Saint Lauren, e cila në moshën 20 vjeçare ka korrur mjaft sukses në të dy anët e Atlantikut. Ajo është shprehur se ka punuar për disa revista njëkohësisht dhe fitimet e saj shkonin në 1 milion dollar për një vit. Nastasia shoqërohej me emra të ndryshëm si Melannie Griffith, Jack Nicholson, Andry Warhol. 

1549466135_889038_1549470307_sumario_normal_recorte1

Advertisement

Por çdo gjë ndryshoi pasi njohu bashkëshortin dhe babain e fëmijëve, pasi prej shpenzimeve të mëdha të tij, ajo ka ngelur një e pastrehë në rruget e Barcelonës. Nastasia është shprehur se u dashurua me të por ai përfitoi duke i harxhuar paratë dhe duke e lënë vetëm me rroba trupi. Sot modelja është në depression dhe endet rrugëve dhe shprehet se ndihet e lodhur duke mbijetuar e duke kërkuar lëmosh çdo ditë. “Kërkoj që fëmijët e mi të më shohin mirë dhe të jenë krenarë për mua”- ka treguar ajo.

/Tring/