New video: Beyonce dhe Nicki Minaj | “Feeling Myself”

Beyonce dhe Nicki Minaj kanë publikuar videoklipin e këngës së tyre të re.
Mbrëmjen e kaluar, dy yjet e muzikës botërore, kanë prezantuar këngën me titull “Feeling Myself”, përmes kompanisë së Jay Z, Tidal.
Në klip shfaqen dy këngëtaret teksa argëtohen në Festivalin e Muzikës Coachella, i organizuar në muajin prill.
Videoja e këngës, e cila do të jetë pjesë e albumit të Nicki Minaj me titull ‘Pinkprint’, mund të shihet e plotë duke u regjistruar në Tidal.

Advertisement