Publikohet “Harrom” nga Dhurata Dora, pas suksesit me “Ferrari” dhe dy bashkëpunime me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Dhurata Dora e mbylli 2020-ën me publikimin e një materiali të ri muzikor. “Harrom” është kënga baladë që me sa duket është shumë e dashur për artisten dhe flet për një çift që dikur e kanë dashur shumë njëri-tjetrin dhe më pas ndahen për shkak të tradhtisë së djalit. Teksti është shkruar nga vetë Dhurata në bashkëpunim me Tonic&Denk e nuk dihet nëse kjo është një histori personale e këngëtares.

Ndërkohë, Dhurata pritet që së shpejti të vijë edhe me një bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperin e mirënjohur, Kidda. Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.

Advertisement

Sakaq, vera 2020 ka qenë shumë e suksesshme për Dhuratën. Ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunime me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Ndërkohë, Dhurata do sjellë një bashkëpunim edhe me Noizyn, lajm ky i konfirmuar nga vetë reperi, por për këtë duhet të presim edhe pak.