Nëse po mendoni të bëni një dedikim dashurie, duhet të shihni tatuazhin që Chrissy Teigen ka bërë për John Legend

Viti që lamë pas u mbyll në mënyrën më të vështirë të mundshme për Chrissy Teigen dhe John Legend, të cilët humbën fëmijën e tyre të tretë. Ngjarjen e dhimbshme ata vendosën ta ndanin me të gjithë publikun, duke ndarë foto dhe video nga spitali, por edhe dedikime e fjalë të ndjera në rrjetet sociale.

Gjithsesi viti 2021 ka nisur me ndryshime për Chrissy-n, ndryshime që kanë ardhur kryesisht në pamjen e saj. Disa ditë më parë ajo u shfaq me flokë lejla dhe me një piercieng në hundë, ndërsa së fundmi modelja e njohur ka vendosur të bëjë një tatuazh. Sigurisht një dedikim dashurie për partnerin e saj dhe tatuazhi i veçantë është një nga titujt e këngëve që ai ka realizuar si dedikim për të. Në fakt John ka bërë shumë dedikime për të, megjithatë Teigen zgjodhi “Bigger Love”, që është njëkohësisht dhe titulli i albumit të ri të artistit.

Advertisement

 

Ndoshta ju frymëzon edhe ju nëse po mendoni që të bëni një gjest të madh dashurie për partnerin tuaj, por gjithsesi ai duhet t’ju dedikojë një këngë si kjo në fillim:

Ndërkohë kështu duket Crissy këto kohë: