Nëse do t’i jepej mundësia, këta janë tre personat që Olta do të çonte ‘kokë më kokë’ në nominim!

Ngjarjet në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se po marrin një tjetër rrjedhë dhe situata është tensionuar.

Ishte Dea Mishel ajo që me fitimin e provës “Testi i Inteligjencës” (megjithëse bëri gafa të mëdha), fitoi të drejtën të nominojë tre konkurrentë.

Advertisement

Ajo zgjodhi Luizin, Efin dhe Kiarën, ndërsa Efi u eliminua nga “BBV”.

Si “hamarrje”, e njëjta fuqi iu dha Kiarës në Prime-in e ardhshëm. Tre emrat e banorëve që ajo zgjodhi të çojë në nominim ishin Olta, Dea Mishel dhe Tea.

Nesër do të mësojmë cila prej vajzave eliminohet, ndërsa mbrëmë tre të nominuarat realizuan një “konferencë për shtyp” ku banorët e tjerë u vendosën në vendin e gazetarëve.

Keisi Medini i drejtoi Olta Gixharit pyetjen: cilët do të ishin tre banorët që do të nxirrte në nominim, nëse do të hapte Kutinë e Pandorës.

Pa ngurrim, Olta u përgjigj se nëse do t’i jepej kjo mundësi, do të çonte në nominim Luizin, Kiarën dhe Maestron.

Këtë të fundit, e gjithë shtëpia ka nisur ta shohë si lojtar të fortë, që e mban mirë me të gjithë konkurrentët e tjerë.

Olta dhe Luizi së bashku kanë bërë plane si të eliminojnë Maestron, për të mos e lejuar të fuqizohet më tepër e t’i bëhet “problem”.