Nervozohet Rikja: “Largohuni prej meje!”

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roci mori vëmendjen e mediave shqiptare dhe të huaja ku së bashku me një miken e saj, u cilësuan si dy prej femrave më të bukura të tifozerisë në ndeshjen Shqipëri-Francë. Mesa duket edhe pse Rikja u shfaq vërtet sensuale dhe provokuese në ato foto, ajo nuk e shijon këtë llojë fame. E nervozuar  ajo ka shkruar një status në llogarinë e saj në Facebook, ku i referohet në fakt “miqve fallco” që sipas saj, u bën më të dashur se kurrë vetëm kur fotografitë e bukuroshes po bënin xhiron e internetit. “A e dini çfarë më nervozon më shumë? Kur unë isha në një moment të vështirë pasi babi im ndërroi jetë, shumë pak miq më qëndruan pranë dhe më ndihmuan të kaloja dhimbjen. Ndërsa tani, të gjithë dëshirojnë të jenë miqtë e mi e të dalin me mua. Por kam diçka për t’ju thënë: As nuk më intereson fama në internet sepse është njësoj si të jesh e pasur në lojën ‘Monopoly’, kështu që, miq fallco – thjesht largohuni prej meje!” Rike Roci nuk ka vendosur të shprehet me emra konkret për fjalët e mësipërme ndaj dhe nuk e dimë se kujt ia drejton ajo këtë status nëpërmjet Facebook-ut, por ajo çka mund të themi është se buja në shkallët e tifozerisë shqiptare i ka luhatur disa ekuilibra në jetën e saj.

Advertisement