Nën hetim kreu i Bashkisë së Vorës, dha para për të blerë vota

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj kreut të Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Sipas burimeve zyrtare, Ismaili u ka dhënë 10 mijë lekë dy shtetasve, me qëllim blerjen e votës.
“Më datë 12 qershor të këtij viti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.I, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Bashkisë së Vorës, sepse në zyrën e firmës ‘Agron Blend’ po në Vorë, u ka dhënë nga 10 mijë lekë shtetasve B.S., 45 vjeç, dhe Sh.B., 49 vjeç, me qëllim blerjen e votës në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Fiqiri Ismaili është kandidati i së djathtës në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit për Bashkinë e Vorës.

Advertisement