Ky është një thriller i vendosur në botën e financës, shkruar dhe me regji të Nicholas Jarecki. Gere do të interpretojë një “hedge funder” që kërkon të shesë perandorinë e tij financiare përpara se mashtrimi i përgatitur nga vetë ai të zbulohet. Përkrah tij do të interpretojnë dhe Susan Sarandon dhe Eva Green. Xhirimet për ARBITRAGE do të fillojnë në pranverë (mars – prill) në New York. Producentë të filmit do të jenë Michael Ohoven (Infinity Media) dhe Kevin Turen e Robert Salerno.