Në tratativa për…

Regjizori dhe skenaristi i njohur ka zgjedhur pothuajse të njëjtin kast aktorësh ashtu sikurse dhe në filmin e tij të suksesshëm KNOCKED UP. Për momentin filmi nuk ka ende një titull, por është zbuluar se dyshja e aktorëve Paul Rudd dhe Leslie Mann do të jenë pjesë e tij. Nuk dihet më asgjë më shumë rreth kësaj komedie, por ka shumë mundësi që Megan Fox të luajë rolin e vajzës joshëse. Filmi mendohet të jetë gati më 1 qershor 2012.

Advertisement