Në Prishtinë ndizen qirinj në solidarizim me popullin francez

Shoqëria civile dhe gazetarët ndezën sot qirinj tek shtatorja e Skënderbeut në shenjë solidarizimi me popullin francez dhe për viktimat që kanë humbur jetën gjatë natës së mbrëmshme në Paris.

Njëri nga iniciatorët, Visar Berisha, tha se një gjë e tillë është e papranueshme për të gjithë qytetarët dhe nuk duhet lejuar t’iu cënohet e drejta e lirisë.

Advertisement

Po ashtu, sipas tij, ata nuk pranojnë që grupe të tilla të thirren në emër të ndonjë ideologjie apo feje, pasi që ato sulme janë vetëm akte terroriste nga individë të caktuar.