Në botë konsumohen 354 mld $ në vit për verë. Pija e dashur e njerëzimit prej të paktën 12 mijë vitesh, vijon të njohë vetëm rritje duke tejkaluar gjithnjë parashikimet, përtej krizave ekonomike e klimatike. Por edhe një herë, veçanërisht ne Evropë, vera e kuqe apo e bardhë imponohet si një faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm ekonomik, por edhe social e kulturor.
Nga statistikat e fundit rezulton se nga konsumi kompleksiv vjetor global prej 354 mld $, 184.5 mbërrijnë nga shishe të konsumuara në shtëpi dhe 169.1 në bare e restorante. Përsa i përket preferencave, në krye të renditjes qëndron vera e kuqe, me diference domethënëse nga e bardha.
Ndërsa prej te paktën 10 vitesh, brezat e rinj janë ne vendin e parë ndër konsumatorët për verën spumante, që konsumohet kryesisht në lokale, dhe më pak në shtëpi.
Aktualisht parashikimet flasin për një rritje të tregut në vlerë, dhe pritet që në vitin 2027 të arrijë shifrën vjetore 413 mld $, pavarësisht sfidave klimatike. Ndërsa prodhuesi dhe eksportuesi i parë në botë vijon të jetë Italia, e ndjekur nga Franca.