Ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohen 6 prokurorë.
Vendimi mësohet të jetë marrë nga kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla. Kështu, në bazë të këtij vendimi, prokurori Kujtim Luli është transferuar në Durrës, dhe konkretisht është emëruar në Prokurorinë e Apelit në Durrës. Ndërsa prokurori Bujar Sheshi është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, së bashku me prokurorin Kudusi Shahu. Ndërsa prokurori Bilbil Mete është emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, së bashku me prokurorët Hysen Keta dhe Kasem Berberi.