Ardit Gjebrea ka paralajmëruar një ndryshim rrënjësor dhe të papritur lidhur me festivalin “Kënga Magjike”. Kur nuk pritej, krijuesi i festivalit ka njoftuar se ai do të ndryshojë formulën e shumëpërfolur të votimit, ku artistët votojnë me pikë njëri-tjetrin dhe nga grumbullimi i të cilave shpallte edhe kënëgn e artistin fitues.
“Nëse në votim për natën finale do të ishte marrë parasysh votat e publikut në faqen këngamagjike.com, atëherë Kanita do të ishte në finale!. Edicioni 21 do të vijë me ndryshime në votime”, shprehet Ardit Gjebrea duke sqaruar edhe sesi do të funksionojë votimi në festivalin e ardhshëm. Kështu votimet që do të merren për bazë në “Kënga Magjike 2019” do të jenë bashki i votave të këngëtarëve, votat e publikut në internet si dhe votat që jep juria për artistët e kategorisë “New Artist”.