Ndërron jetë partneri i Sandra Bullock!

Fotografi Bryan Randall, partneri shumëvjeçar i aktores Sandra Bullock, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje të gjatë me sklerozën amiotrofike anësore.

Kjo sëmundje prek kryesisht qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore. Ai kishte tre vite që ishte diagnostikuar me këtë problem shëndetësor por kishte zgjedhur ta mbante sa më private këtë betejë shëndetësore.

Advertisement

Çifti u takua për herë të parë në vitin 2015 kur ai fotografoi një nga fëmijët e Bullock, Louis, 13 vjeç, në një festë ditëlindjeje.

Dyshja kanë qenë mjaft private në marrëdhënien e tyre gjatë viteve, por aktorja foli hapur për romancën e tyre gjatë një paraqitjeje televizive në Dhjetor të 2021 në emisionin “Red Table Talk” të Jada Pinkett Smith.

Në atë kohë aktorja e dashur për publikun e cilësonte fotografin dashurinë e jetes së saj.